Mjekët e maternitetit në protestë: S’mund të trajtohemi si kriminelë!

maternitet

Mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë janë mbledhur bashkë në një protestë, kundër arrestimit të kolegëve të tyre. Ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë që t’i hetojë mjekët në gjendje të lirë, ndërkohë kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë.

Mjekët protestojnë kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, Dritan Decka dhe Helidon Klosi, të cilët u shoqëruan mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi dyshohet se vonuan shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajku.

Ata i quajnë të nxituara veprimet e Prokurorisë dhe Policisë për ndalimin e dy mjekëve, pasi për ta nuk është provuar fajësia.

Mjekët thonë se duhet të shprehet ekspertiza mjeko-ligjore dhe analiza klinike e rastit, dhe më pas të veprohet.

Me kolegët në kryeqytet janë solidariazuar edhe mjekët gjinekologë në spitalet e rretheve Fier, Vlorë, Shkodër. Ndërkohë mjekët e pavioneve të spitalit rajonal të Vlorës kanë bojkotuar për 30 minuta punën./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç