Certifikimi, publikohen datat e provimeve për profesionistët e shëndetësisë

mjek 13

Publikohen datat se kur do të zhvillohet provimi i certifikimit për profesionet në shëndetësi (mjekë, stomatologë, farmacistë), të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të programit të certifikimit 2010 – 2014.

Sipas Qendrës Kombëtare për Edukimin në Vazhdim, provimi do të zhvillohet nga data 3 deri në 7 tetor 2016.

  1. Provimet për Mjekët do të zhvillohen pranë Universitetit të Mjekësisë, në departamentet përkatëse në orën 09:00 në datat :
  • 3 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Mjekësi Familje, Endokrinologji, Mikrobiologji, Shëndet Publik, Mjekësi ligjore.
  • 4 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Kirurgji, Radiologji, Neurologji, Kardiologji, Biokimi.
  • 5 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Anestezi-Reanimacion, Hematologji, Onkologji, Psikiatri, Reumatologji.
  • 6 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Pediatri, Obstetrikë-Gjinekologji, Urgjenca mjekësore, Ortopedi.
  1. Provimi i Certifikimit për Farmacistët zhvillohet pranë Universitetit të Mjekësisë (Departamenti Farmacisë) më datë 6 tetor 2016 në orën 09:00.
  2. Provimi i Certifikimit për Stomatologët zhvillohet pranë Fakultetit të Stomatologjisë më datë 7 tetor 2016 në orën 09:00.

Pjesëmarrësit në provim duhet :

  1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj:
  2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit; DOC111815.pdf
  3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu