Skandal me riciklimin e akulloreve, rrezik për shëndetin e konsumatorëve

akullore

Emisionit Fiks Fare risolli këtë të mërkurë fakte nga mënyra sesi tregtarët e abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks Fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Gazetarët e këtij emisioni, bashkë me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer analiza të akullores që shitet sot në Tiranë.

Nga këto analiza kanë rezultuar se në 7 subjekte niveli i ngarkesës mikrobike ishte deri në 30 herë më i lartë se norma e lejuar. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë që konsumohet nga qytetarët.

akullore1

Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete.  Po si ruhet ajo nga tregtarët?  Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të  shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se  tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet pasi është e rrezikshme për shëndetin.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja, një apo dy ditë më parë, nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t’u hedhur sërish në treg. Në shumë raste u panë në vasketa akullore të shkrira, si pasojë e proçesit të kalimit nga frigoriferi i ngrirjes tek frigoriferi i vitrinës.

Të pyetur nga gazetarët për këtë fakt (ngrirja – shkrirja), për shitësit dhe  prodhuesit e akullorës, kjo gjë është normale dhe justifikimet  nga ana e tyre janë nga më të ndryshmet. Madje një nga shitësit e krahason  akulloren me mishin. Ai shprehet: “Pse mishi si rron? Ça ka mishi, ka dhe akullorja. Rron në frigorifer nga 18 muaj deri në 2 vjet”. / Top Channel

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç