I ngulin thikën në sy. Arrin të mbijetojë, madje edhe të shohë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

grafi_thike_sy

Duket si skenë e një filmi horror, por ka ndodhur në të vërtetë. Kjo grafi tregon se si një burrë ka arritur të mbijetojë edhe pse i është ngulur në sy një thikë gjigante. Jo vetëm kaq, por doktorët mundën të shpëtonin edhe shikimin e tij. 22-vjeçari kolumbian, Alberto Palacio Vizcaino u plagos me thikë në syrin e majtë nga i dashuri i motrës së tij.

Viktima i tha mediave lokale se kunati e kishte sulmuar papritur, më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u transportua në spital menjëherë pas sulmit, ku iu desh të priste për 18 orë me thikën në sy që mjekët të mblidheshin dhe t’ia hiqnin.

alberto-palacio-vizcaino

Pas operacionit, ai mundi të ruante rreth 90% të shikimit dhe nuk pati dëmtime truri. Doktorët thanë se pas operacionit ata bënë një vlerësim të gjendjes së pacientit dhe vunë re se gjithçka ishte shumë mirë, duke pasur parasysh rrezikun që i kanosej pacientit. Alberto Palacio Vizcaino thotë se ai sheh shumë mirë dhe se nuk ndjen asgjë. Familjarët kanë ngritur një padi ndaj agresorit por ai nuk është kapur ende. Viktima ndodhet aktualisht në klinikën La Misericordia, pasi mund të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera kirurgjikale.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës