Kardiologjia në QSUT mbetet pa shtretër, pacientët shpërndahen në pavione të tjera

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Ditën e premte pavionet dhe urgjenca e kardiologjisë janë përballur me një fluks të madh pacientësh. Aq sa raportohet se nuk ka pasur asnjë krevat të lirë.urgjence

Në kushte të tilla, administratorja e QSUT-së ka menduar shpërndarjen e pacientëve nëpër shërbime të tjera, përkatësisht në pavionin e endokrinologjisë.

“Të premten nuk u bë asnjë dalje nga pavioni i kardiologjisë në katin e dytë. Ndërkohë, as në katin e parë nuk ka pasur vende. Pacientët i çuan te endokrinologjia, që nuk ka asnjë lloj kushti për t’i pritur dhe për t’i trajtuar. Në atë pavion nuk ka barna për pacientët kardiakë”, jashtë shprehur burimet për “Shëndet+”.

Të kontaktuar nga redaksia, burime zyrtare brenda QSUT-së thonë se kjo zgjidhje është dhënë për të shmangur kaosin në urgjencë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç