Kryente transplante të paligjshme, arrestohet mjeku në Tiranë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

boris-wolfman

Është arrestuar në Tiranë mjeku rus Boris Wolfman, i cili dyshohet se drejton një klinikë të paligjshme në Kosovë, që merret me trafikimin e organeve. Organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika deri në Turqi. I ndaluari kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.

Sipas të përditshmes italiane “Rai News”, ‘dhuruesit’ mashtroheshin nga mjeku. Atyre u premtohej 15 mijë euro në këmbim të një veshke, por shumica prej tyre, me nënshtetësi ruse ose nga vendet e tjera të ish-bashkimit Sovjetik, pas operacionit nuk kishin marrë asnjë qindarë.

Klinika e quajtur “Medicus” është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 7 dhe 8 vite burg.

Wolfman kishte arritur të shpëtonte. Ai ishte ndaluar disa muaj më parë në Turqi, por ia kishte dalë që të lihej i lirë. Sipas hetuesve, dyshohet që mjeku kishte trafikuar më shumë se 30 organe.

Burimi: Rai News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu