Doni të jetoni më gjatë? Duhet të ndiqni këtë dietë ushqimore

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Miliona jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse njerëzit zgjedhin dietën mesdhetare.

Këshilli i Hulumtimeve Mjekësore (MRC) në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit monitoruan gati 24 mijë britanikë për 17 vite për të parë se si dieta e tyre ndikonte në shëndetin e zemrës.dieta-mesdhetare

Ata zbuluan se njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, fruta të thata, peshk dhe vaj ullirit ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare me 16%.

Hulumtuesit shkencorë kanë llogaritur se 12.5% e vdekjeve nga sëmundje kardiovaskulare, si sulmet në zemër ose goditjet në tru, mund të parandalohen nëse çdo njeri do të ndiqte dietën mesdhetare.

Ndodhin rreth 160 mijë vdekje nga problemet në zemër çdo vit, kështu mund të shmangen 20 mijë vdekje vetëm duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor rekomandon gjithashtu që dieta mesdhetare të ndiqet edhe nga njerëzit që kanë pësuar njëherë atak në zemër ose goditje në tru.

Nita Forouhi, autore e studimit nga Njësia Epidemiologjike MRC tek Universiteti i Kembrixhit, konfirmoi se ndjekja e dietës meshetare ka përfitime të shumta shëndetësore.

Forouhi tha për The Telegraph: “Adoptimi i dietës mesdhetare duket si një komponent premtues e një strategjie të gjerë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, si mos pirja e duhanit, mbajtja nën kontroll e peshës, kolesterolit dhe tensionit në gjak.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt