Birrë, vaj dhe vezë, për flokë të butë dhe me shkëlqim (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka 

ana-chavarria

Maskat natyrale të përgatitura në kushte shtëpie janë zgjedhja më e mirë dhe më e lirë për kujdesin ndaj flokëve.

Blogerja kaliforniane e modës, Ana Chavarria, ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj një maskë me birrë, vezë dhe vaj perimesh  “safflower” për flokë të butë dhe me shkëlqim.

Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se si mund të përgatisni maskën. Mjafton të përzieni një gjysmë filxhani birrë, një lugë gjelle vaj dhe një vezë të freskët në një shishe plastike. Tundeni mirë përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene, dhe më pas e aplikoni në flokë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Në fund i lani flokët si zakonisht (me shampo dhe zbutës).

Blogerja rekomandon që ta aplikoni maskën gjatë fundjavës, që t’i lini flokët të thahen vetë, dhe të mos vini era vezë e prishur. Ajo rekomandon gjithashtu që ta hapni birrën 24 orë para trajtimit.

Ana tregon se e ka përdorur këtë trajtim që në moshën 14 vjeç. Kjo maskë e ka ndihmuar të ketë flokë të shëndetshme, siç mund ta shikoni edhe në video.

https://www.instagram.com/p/BJ_AVy3hwFn/

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve