Supë me panxhar të pjekur, një ushqim që lufton aneminë dhe përmirëson presionin e gjakut

supe-me-panxhar-dhe-kruton

Supë me panxhar dhe kruton misri

Për krutonet:

  • 1 kupë miell misri të trashë
  • 2 kupa lëng pule ose perimesh
  • 1 kupë ujë
  • 1 kupë djathë guda
  • 1 kupë gjethe panxhari
  • 2 lugë të mëdha gjalpë

Përgatitja:

  • Zieni ujin dhe lëngun. I shtoni gradualisht miellin e misrit dhe vazhdoni të përzieni derisa të fillojë të trashet pa krijuar kokrriza. Hidhni gjethet për pak minuta sa te zbuten. Shtoni djathin dhe gjalpin dhe përzieni deri sa të shkrihen.
  • Hidheni përzierjen në një tepsi të vogël të lyer me pak gjalpë, lëreni të ftohet dhe më pas e mbuloni me membranë dhe e fusni në frigorifer deri sa të ftohet krejtësisht.
  • Më pas e hiqni membranë dhe me një spatula e vendosni përbërjen mbi një sipërfaqe të sheshtë. E prisni me thikë në feta dhe e skuqni në tigan me pak vaj ulliri ose e piqni në furrë.

Supë me panxhar të pjekur

  • 1kg panxhar, të qëruar dhe të prerë në kubikë
  • 1 qepë të vogël të prerë në 4 pjesë
  • 3 hudhra bashkë me lëkurën
  • 4 kërcej timo
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 5 kupa lëng pule ose perimesh
  • ½ kupë pistak të pjekur dhe të kriposur
  • ½ kupë majdanoz të freskët të grirë
  • 1 portokall të shtrydhur dhe lëkurën të grirë
  • 2 lugë uthull verë të kuqe
  • ¼ kupë vaj ulliri

Përgatitja:

  • Ndizni furrën në 180 gradë celcius
  • Marinoni panxharët me qepë, hudhra, vaj ulliri dhe i vendosni në letër furre në tepsi. Spërkatini me kripë dhe timo. I piqni për rreth 1 orë duke i përzier herë pas here dhe duke hequr hudhrat në mes të pjekjes.
  • Zhvishni hudhrat dhe së bashku me panxharët, qepët dhe lëngun i bluani në blendër.
  • I hidhni kripë, piper dhe i vendosni në tigan për 10 minuta.
  • Pastroni blenderin dhe hidhni pistakët, lëngun e portokallit, 1 lugë të madhe lëkurë portokalli, uthullën dhe vajin. Bluani dhe spërkasni me kripë, piper.
  • Hidhni supën në pjatë dhe përsipër i shtoni salcën, majdanozin dhe krutonet.

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?