Deputeti i PS akuzon Ilir Beqajn: Ke vënë në krye të spitalit një ordiner, pijanec

Deputeti i Partisë Socialiste, Parid Cara, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se ka vënë në krye të spitalit të Kavajës një njeri të papërgjegjshëm, që rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij.

Sipas tij, drejtori i këtij spitali, Përparim Daiu, është një njeri i korruptuar, ordiner e pijanec.parid-cara

Me anë të një statusi në Facebook, Cara ka denoncuar rastin e një të aksidentuari, i cili ishte transportuar nga spitali i Kavajës në atë të Durrësit pa mjek dhe pa bombol gazi, duke bërë që ai të binte në koma.

Cara tregon se i ka kërkuar disa herë ministrit të Shëndetësisë që të largojë nga detyra drejtorin Përparim Daiu, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Meqë Beqaj e ka shpërfillur kërkesën e tij, Cara ka vendosur të bëjë një status denigrues ndaj ministrit dhe drejtorit të Spitalit të Kavajës.

Statusi i deputetit socialist në Facebook

Korrupsioni dhe papergjegjshmëria në Spitalin e Kavajës ka arritur tashmë në një nivel aq të lartë saqë askujt duket se nuk po i bën më përshtypje. Dje është shënuar një aksident në qytet dhe të afërmit e dërguan të plagosurin me shpejtësi në spital. Por mjekët atje rekomanduan që të ndiqej në spitalin e Durrësit, pasi kushtet ishin më të mira. Por me papërgjeshmërinë më të madhe, i plagosuri është transportuar me ambulancë, pa mjek dhe pa bombël gazi, duke rënë në koma.

Spitali i Kavajës prej kohësh drejtohet nga një njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Përparim Daiu nuk mund te jetë fytyra e qeverisjes sonë në Kavajë. Disa herë i kam kërkuar Ministrit largimin e këtij të papërgjegjshmi, që rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij, por nuk kam marrë përgjigje. Shpresoj që ky rast i fundit të ndërgjegjësojë të gjitha institucionet për të vënë dorë në Spitalin e Kavajës. Unë, deputeti i kësaj zone, do ta ndjek deri në fund këtë çështje.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak