Latifi: Trajtimi i kancerit në Shqipëri? Nuk kemi përvoja të lëvdueshme nga pacientët

nafie-latifi

Denisa Canameti/ shendeti.com.al

Nafie Latifi është themeluese dhe drejtuese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit. Në një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+”, Latifi tregon për progresin që ka bërë Kosova në trajtimin e kancerit, e veçanërisht kancerit të gjirit. Veç të tjerash, ajo flet edhe për arsyen se pse pacientët e Kosovës i drejtohen spitaleve shqiptare dhe rezultatet që marrin nga trajtimi në vendin tonë.

Si problem më të madh për Kosovën Latifi përmend informimin i cili, sipas saj, nuk mbulohet as nga mediat, as nga institucionet shëndetësore.

“Informimi është problemi më i madh, edhe pse ne si Qendër e kemi arritur. Veç nesh nuk ka burime të tjera informimi, nuk kemi as edukim shëndetësor në shkolla, as në media. Gjithçka varet prej fushatave tona, prej aktiviteteve tona.

“Me instancat përgjegjëse shëndetësore kemi shumë probleme. Ne kemi arritur të kemi një Institut Onkologjik, pas shumë përpjekjesh. Në vitin 2011 është hapur Instituti Onkologjik. Tani kemi personel të mjaftueshëm shëndetësor, kemi një përmbushje më të mirë me barna.

“Kemi rreth 200 raste të reja në vit me kancer gjiri. Mirëpo ky nuk është numër i saktë, sepse shumë gra të cilat nuk e kanë informacionin e nevojshëm për Institutin Onkologjik dhe mundësitë e trajtimit në Kosovë, vijnë në Tiranë, shkojnë në Shkup, ose në vendet e tjera, veçanërisht prej mundësive materiale që ata kanë.

Për ata që kanë mundësi financiare, duhet të marrin rrugën për në Shqipëri? Sepse ne shikojmë një numër të konsiderueshëm pacientësh që vijnë nga Kosova, në vendin tonë…

Kjo është më tepër për shkak të mosinformimit të mjaftueshëm. Ne tani kemi mundësinë e diagnostikimit, mundësinë e trajtimit kirurgjik, ku nuk pritet më shumë se dy javë, kemi mundësinë e dhënies së kimioterapisë, radioterapisë, nuk ka shumë pritje.

Nuk e njoh onkologjikun në Shqipëri, por nuk kemi ndonjë përvojë të jashtëzakonshme, të lëvdueshme prej pacientëve që kanë qenë këtu ose në Shkup. Prandaj insistoj që ato gra të trajtohen në Kosovë sepse onkologët tanë, personeli jonë është i trajnuar, është specializuar në Tiranë, Shkup, Turqi etj.

Keni raste që vijnë nga Shqipëria?

Kemi raste që vijnë për kimioterapi ose target terapi. Kur mungojnë këtu, vijnë dhe trajtohen me të drejta të plota si qytetarët e Kosovës.

Çfarë është e rëndësishme të promovojmë në këtë muaj ku në fokus është pikërisht lufta kundër kancerit të gjirit?

Kujdes për veten. Më shumë se 90% e grave e zbulojnë vetë sëmundjen. Ne si shoqëri civile, pa kompetenca, pa mundësi, i këshillojmë gratë të bëjnë vetkontrolle dhe për ndryshime të dukshme të paraqiten në spital./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit