Trafiku i ilaçeve antikancerogjene, nga organizatat kriminale

anti tumorPas trafikut të ilaçeve kundër kancerit të vjedhura e pastaj të falsifikuara fshihen organizatat kriminale. Kështu u shpreh drejtuesi i zyrës Antitrafik të Agjencisë Farmaceutike Italiane, Domenico Di Giorgio i cili deklaroi: “Bëhet fjalë për krimin e organizuar”. Agjencia italiane ANSA raporton se ky rrjet i organizuar është shtrirë në gjithë Evropën duke vjedhur ilaçe kundër kancerit në spitale ose nga kamionët e përdorur për shpërndarjen dhe duke ndërhyrë në përbërësit aktivë e duke i zëvendësuar me substanca të tjera më ekonomike e pastaj duke i rivënë në treg.

Sipas drejtuesve të zyrës Antitrafik, ky rezulton të jetë shkaku i shtimit të vjedhjeve të farmacive në Itali, por edhe në Evropë. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për raste të veçanta, por për episode që cilësohen si vepër e rrjeteve tepër të organizuara. Baza e veprimeve kriminale duket se është në Itali, por veç organizatës “Kamorra” rezulton të jenë përfshirë edhe klane të Evropës lindore. / A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak