Ja përse njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

leximHulumtuesit në Universitetin Yale kanë identifikuar një burim mjaft të çuditshëm për jetëgjatësinë. Sipas Avni Bavishi, kryetar i studimit, leximi ju bën më të zgjuar, por ju bën që të jetoni më gjatë gjithashtu.

Studimi përfshiu 3.635 persona mbi moshën 50 vjeç dhe i ndau në 3 grupe. Grupi i parë nuk lexonte fare, grupi i dytë lexonte më pak se 3.5 orë në javë, ndërsa grupi i tretë lexonte më shumë se 3.5 orë në javë.

Sipas studimit u vërejt se individët e grupit të dytë kishin 17% më pak shanse për t’u ndarë nga jeta në krahasim me individët e grupit të parë. Ndërsa individët e grupit të tretë kishin rreth 23% më pak gjasa.

Studimi tregoi se njerëzit që lexonin e kuptonin më mirë botën e jashtme dhe i zhvillonin më shumë aftësitë njohëse që të çojnë në një mbijetesë më të gjatë.

Burimi: The Guardian

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet