Beqaj: Po punojmë për transplantin e mëlçisë dhe palcës

Në Ditën Botërore të Talasemisë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në takimin “Prindër-Pacientë-Mjekë” me temë: “Do të doja t’ju dërgoja një mesazh njerëzve që nuk e njohin talaseminë; Unë jam si një person normal, jam i aftë të merrem me sport, të punoj, të studio, të martohem pa probleme,” të organizuar nga Shoqata e Talasemikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fakultetin e Mjekësisë.

Ilir beqaj Anila GodoDuke bërë thirrje që në një ditë të tillë të bëhen edhe më shumë përpjekje për të ndërgjegjësuar sa më shumë që të jetë e mundur njerëzit që të dhurojnë gjak të sigurtë për personat e prekur nga kjo sëmundje, ministri Beqaj foli midis të tjerash në fjalën e tij në takim, për vendimin që pritet të miratohet brenda pak ditësh në Qeveri, i cili do t’i hapë rrugë financimit të disa paketave të shërbimeve shëndetësore spitalore edhe në institucione jopublike.

“Ne po punojmë, – tha Beqaj, – që në buxhetimin afatmesëm ta kemi të përfshirë që transplantin e mëlçisë dhe transplantin e palcës së kockave, që s’e bëjmë dot në Shqipëri, të mund ta financiojnë fillimisht vendet e BE-së. Edhe pse si ministër i Shëndetësisë, aq më tepër në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të jem më i prirur, që ky lloj specialiteti gradualisht të mund të fillojë të bëhet edhe në Shqipëri.

“Unë besoj se ne po bëjmë përpjekjet brenda strukturave të kujdesit shëndetësor, për të qenë sa më pranë të sëmurëve, në rastin konkret ju, por edhe të sëmundjeve të tjera, qoftë me zgjerimin e listës së rimbursueshme, qoftë me zgjerimin e listës esenciale spitalore, por edhe me të tjerë të kujdesit shëndetësor, që lidhen në radhë të parë me barnat, në radhë të dytë, me laboratorin e analizave, në radhë të tretë me pajisjet biomjekësore, dhe në radhë të katërt me nevojën për të reformuar shërbimin e urgjencës në Shqipëri”, tha ai.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak