Keni probleme me mëlçinë? Ja mënyrat natyrale më të mira për ta pastruar

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Mëlçia është një nga organet më të mëdha dhe më të rëndësishme të trupit. Ajo filtron gjakun, largon mbeturinat nga trupi dhe përthit lëndët ushqyese. Zakonet e këqija të të ngrënit, konsumimi i ushqimeve të përpunuara, alkooli, mungesa e aktivitetit fizik janë disa nga shkaktarët që ndikojnë në dëmtimin e këtij organi.

Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni një regjim të rregullt ushqimor për të pastruar dhe detoksifikuar mëlçinë. Ja cilat ushqime ndikojnë në pastrimin e saj:

melciMolla: është e pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra. Ajo stimulon nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe përmirëson gjendjen e fshikëzës së tëmthit.

Shafrani i Indisë: është mrekulli për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe sëmundjeve të tjera kronike. Kurkumi, elementi i gjendur në këtë erëz është një anti-inflamator që lufton radikalet e lira madje edhe kancerin.

Perimet me gjethe jeshile: janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë që përmirësojnë tretjen dhe eleminojnë mbeturinat nga mëlçia. Perimet me gjethe jeshile rrisin prodhimin bilar dhe detoksifikojnë gjakun. Hani sallatë jeshile, lakër, luleradhiqe, spinaq, brokoli, lulelakër etj.

Avokado: është i pasur me acide yndyrore esenciale dhe vitaminë E, ai kontrollon inflamacionin dhe ndihmon në filtrimin e gjakut dhe pastron mëlçinë.

Arrat: janë një burim natyror i L-argininës, një aminoacid thelbësor që ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe mbrojtjen e mëlçisë. Arrat ndihmojnë në shpërndarjen e oksigjenit në gjak dhe rrisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Vaji i ullirit: parandalon formimin e yndyrnave dhe kolesterolit në gjak. Ai ndihmon në eleminimin e mbeturinave nga mëlçia.

Panxhari: lëngu i panxharit është ideal për detoksifikimin e mëlçisë. Ai pastron gjakun dhe largon mbeturinat nga trupi.

Karrota: është e pasur me beta karroten, ky element përshpejton procesin e shërimit të organeve. Ajo përmban sasi të konsiderueshme  të bioflavorideve dhe antioksidanteve që parandalojnë kancerin dhe pengojnë zhvillimin e qelizave malinje.

Hudhra: është një nga produkete medicinale më të lashta. Ajo aktivizon prodhimin e enzimave që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave. Alicina e gjendur në hudhër ndihmon në eleminimin e toksinave.

Qitro: dhe agrumet e tjera si limoni, portokalli, mandarina etj janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, E, A që ju ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë.

Burimi: Health

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë