Kam gurë në tëmth, çfarë ushqimesh mund të ha?

gure temth 2

Jam një burrë 47 vjeç dhe kam pak kohë që më janë formuar gurë në tëmth. Kam dëgjuar se në këto raste duhet të mbash dietë, prandaj nëse ka mundësi doja të dija se çfarë ushqimesh janë të rekomandueshme në rastin tim?

HALILI
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe, Albana Duni:
“Është e vërtetë që personat që vuajnë nga gurët në tëmth,rekomandohet të tregohen mjaft të kujdesshëm përsa i përket mënyrës së ushqyerjes,  në menynë ditore, sepse në mjaft raste mund të ndodh që disa ushqime të ndikojnë në acarimin e gjendjes. Për këtë arsye personave që kanë gurë në tëmth, u këshillohet të konsumojnë ushqime organike: zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht: kastraveci dhe rrepa e kuqe. Po ashtu rekomandohet konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të mira janë: hudhra dhe vaji i hudhrës, lëngu i rrushit (jo alkoli), mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri, bulmetra (p.sh. djath fshati) por duhet të kenë sasi të pakta yndyre”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare