Vdes një tjetër foshnje në maternitet, rasti i tretë brenda muajit

Një tjetër foshnje ka ndërruar jetë në maternitetin e Tiranës.

Një 21-vjeçare nga Fushë Kruja kishte shkuar në një nga martenitetet e Tiranës për të lindur. Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

lindja operacion

Policia e Durrësit deklaron se janë njoftuar nga salla operative Tiranë një ditë pas ngjarjes.

21-vjeçarja ka shkuar në spital për të lindur në 12 tetor ora 18:00, ku më pas ka humbur foshnjën gjatë ndërhyrjes së mjekëve.

Drejtoria e Durrësit thekson se njoftimi është bërë më 13 tetor në orën 17:30, ndërsa ngjarja është bërë publike mesditen e sotme.

21-vjeçarja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë brenda muajit, pasi më 16 shtator në maternitetin ‘Koco Gliozheni’ një nënë ndërroi jetë së bashku me fëmijën gjatë lindjes, ndërsa  në 29 shtator një foshnje e porsa lindur ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë
Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje shtetësia S.Z. 21 vjeçe, banuese Fushë-Krujë, ku pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësia e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu