Rrëfimi prekës i Ramës: Kur im bir u prek nga kanceri 11 vite më parë

edi-rama-gregor-rama       Për herë të parë në jetën e tij, kryeministri Rama ka rrëfyer një moment delikat që ka përfshirë atë dhe familjen e tij. Në Kongresin e Onkologjisë që po zhvillohet në Tiranë, ai ndau me mjekët, një moment të vështirë që kaloi 11 vjet më parë Gregori, djali i tij i madh, kur ishte i sëmurë me kancer.

“11 vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimet që nxorra nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija kur kemi të bëjmë me kancerin. Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është i mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti (për ata që besojnë në Zot). Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri”, – u shpreh kryeministri.

Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit aktal shqiptar, arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç