Salsiçe me salmonelë në një nga restorantet më të frekuentuar të Tiranës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon një sasi të konsiderueshme salsiçesh në një nga restorantet më të frekuentuar të Tiranës.salsice

Gjatë kontrollit dhe analizave të kryera nga AKU një një restorant përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezencë salmonelë.

Menjëherë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar produktet ushqimore dhe repartin e përpunimit të mishit për këtë subjekt.

Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP.

Përveç sekuestrimit të këtij produkti ushqimor, mësohet se AKU ka ndëshkuar subjektin duke i vendosur 300.000 lekë gjobë./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç