Qumështi i gomaricës, eliksiri i bukurisë së përjetshme dhe i jetës së shëndetshme

Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në Antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar sëmundje të ndryshme. Paraardhësit tanë gjithashtu e kanë përdorur këtë qumështi për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj.

Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës.

A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Është përdorur që në lashtësi – Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.

Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore omega-3 se ai.

Është vërtetuar se substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin, që mund të jetë shumë e dobishme për p A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

ersonat që vuajnë nga astma, ekzema apo psoriasis.

Është vërtetuar edhe se edhe pse ai përmban sasi të lartë laktoze, kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.

Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë – Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës.

Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës.

Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Ai është përdorur edhe nga Kleopatra si një ndër ritualet e saj më të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes. Ajo e përdorte qumështin e gomaricës në banjat e bukurisë në mënyrë që lëkura e saj të ishte e freskët dhe të dukej më e re.

Burimi: Health / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh