Asfiksohen nxënësit, mjeku i urgjencës: Dyshojmë se u dogj kanabis në klasë

Katër nxënëse të klasës së tetë në shkollën e fshatit Bilaj, në Fushë Krujë, kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë pushimit të gjatë në klasë. Vajzat 13-14 vjeçe janë transportuar menjëherë në spital, me të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje.

shkolle

Mjeku i urgjencës Kastriot Mustafa deklaroi për “News24” se në klasë mund të jetë djegur kanabis. Sipas mjekut, deklaratat e vajzave të bëjnë të mendosh se problemet e tyre janë shkaktuar nga tymi i drogës.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vajzat janë ndjerë keq pasi rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur.

Burimi: News 24 / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu