Sëmundjet infektive (të ftohurit dhe gripi), si t’i shëroni me bimë

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Sëmundjet infektive shkaktohen në përgjithësi nga bakteret dhe viruset. Ftohja dhe gripi shpesh lidhen me stresin, lodhjen, depresionin dhe ndryshimet e mëdha të temperaturës. Shenjat kryesore janë: temperatura, dhimbja e muskujve dhe dobësia trupore, rrjedhje sekrecionesh nga hunda, kolla dhe fyti i acaruar.Gripi grua

Për shërimin e sëmundjeve infektive mund të përdorni hudhrën (Allium Sativum).

Është antibakteriale dhe antimikotike, pra e përshtatshme për një numër të madh infeksionesh. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve dhe ndihmon në zhdukjen e gazrave. Ajo përdoret edhe për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës në grip, sëmundjet infektive tifo, difteri dhe në kollën e mirë.

Mund të konsumoni mbi 6 thelpinj hudhra në ditë ose ta merrni në formë tabletash. Për të eliminuar aromën e keqe, mund ta shoqëroni me majdanozin./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit