5 “vrasësit” më të mëdhenj

semudnje 2

Sipas të dhënave nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve , në SHBA, 5 janë “vrasësit” më të mëdhenj, që shkaktojnë mbi 75% të vdekjeve në Amerikë:

-sëmundjet e zemrës,

-kanceri,

-sëmundjet e mushkërive,

-goditjet dhe

-dëmtimet nga aksidente ose overdoza.

Rreth 900,000 persona në 50 shtetet amerikanë vdesin çdo vit prej njërit nga këta shkaktarë.

Cigarja vazhdon të mbetet në krye të listës, si një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve, jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën. Ajo shkakton një të tretën e gjithë vdekjeve, kancer dhe semundje mushkërish.
Rreth 2 milionë atake zemre dhe goditje ndodhin çdo vit në Amerikë dhe një në tre vdekje shkaktohet prej tyre. Problemet e zemrës renditen në vend të dytë të shkaktarëve të vdekjeve.Kjo i shton me 300 miliardë $ shpenzimet shëndetësore vjetore të vendit.

Sipas të dhënave nga kjo qendër, është e mundur të parandalohen rreth një të tretat e këtyre vdekjeve. Qendra e Shëndetit sugjeron që të bëhen përpjekje për t’u orientuar gjithmonë drejt një jete të shëndetshme, pavarësisht vështirësive që hasen.

Ndryshimi nuk është kurrë i lehtë. Por ky lloj ndryshimi është i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen në masë të konsiderueshme të numrit të vdekjeve.

Postime të ngjashme

Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj