Stresi dhe marramendja, si mund të trajtohen me bimë

Ankthi sjell stresin, pagjumësinë, marrjen e mendve dhe shumë probleme të tjera. Të gjitha këto shkojnë zinxhir, prandaj duhen trajtuar që në fillim për të shmangur probleme me serioze.marrje-mendsh

Personat që vuajnë nga ankthi, stresi, pagjumësia duhet të mënjanojnë ngacmimet nervore, psikike, mërzitjen , emocionet e forta, mbilodhjen mendore dhe fizike. Të bëjnë një jetë të rregullt. Ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i bollshëm, të  mënjanojmë abuzimet me alkoolin dhe duhanin. Gjumi duhet të bëhet i qetë dhe i rehatshëm.

Ja si mund të trajtohen ankthi, stresi dhe marramendja me bimë:

Trëndafil i egër – Në 2 litra ujë hedhim 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara, që i ziejmë për 20-30 min. Këto hidhen  në momentin e valimit dhe zien ngadalë. Pas ftohjes kullohen me napë në mënyrë të tillë që most ë mbeten qime të holla të trendafilit, që të mos depërtojnë në fyt, sepse ngacmojnë dhe acarojnë fytin e stomakun, dhe pihet çdo vakt para buke e ngrohtë ose e ëmbëlsuar me mjaltë.

Bliri – Valojmë 2 litra ujë. Në momentin e valimit hedhim 10 lugë gjelle me lule të thara. E lëmë 20-30 min duke tundur herë pas herë. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga 1 gotë uji në vakt.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?