Rreziku që vjen nga pijet e ëmbla

pije te emblaRikthehen kritikat për pijet e ëmbla që sipas mjekëve në të gjithë botën, mund të favorizojnë në krijimin e patologjive të ndryshme, madje edhe të rënda, nëse konsumohen në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme.

Alarmi më i fundit vjen nga Aaqib Habib Malik, doktor në Spitalin e Griffin në Connecticut që sëbashku me kolegët e tij ka analizuar një seri studimesh të ndërmarra mbi këtë çështje, duke marrë në konsideratë një kampion prej 400 mijë personash, mbi të gjitha fëmijë nën moshën 12-vjeç.

Duke analizuar dhe krahasuar rezultatet e kërkimeve të ndryshme, doli që efektet e pijeve me sheqer, favorizojnë jo vetëm shfaqjen e diabetit por edhe rritjen në mënyrë sistematike të presionit të gjakut, një ndër shkaqet kryesore të patologjive kardiake dhe të aparatit kardiovaskular.

Sipas mjekëve këto pije duhet të shiten me një limit të caktuar, mbi të gjitha për fëmijët.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak