Shqiptari i sëmurë mendor rrëmben dy infermiere, me njërën abuzon seksualisht

policia

Një shqiptar, i sëmurë mendor, ka mundur të rrëmbejë dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, ndërsa shqiptari është identifikuar si Enriges Kavalli, 19 vjeç. Ai kishte mundur të siguronte një thikë dhe me të ka kërcënuar dy infermieret. Njërën prej tyre e ka marrë në një automjet jashtë qendrës dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Mediet italiane raportojnë se infermierja që ishte abuzuar ka kërkuar ndihmën e banorëve aty pranë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Në këtë moment, Kavalli ka ikur, me qëllim që të shpëtojë nga policia. Karabinierët e kanë ndjekur për disa orë, derisa e arrestuan. I riu shqiptar u dërgua në burgun e Avezanos. Mësohet se ai e ka plagosur lehtë njërën prej infermiereve./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç