Zbulim i rëndësishëm për kancerin e “pakurueshëm” të gjirit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gratë që vuajnë nga një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit do të mund t’i nënshtrohen së shpejti një trajtimi të veçantë që mund t’u shpëtojë jetën, thonë shkencëtarët.kancer-gjiri

Një ilaç i ri, që shkatërron tumoret me anë të kimioterapisë, ofron shpresa për pacientët me tumor “trefish negativ” në gji. Një në 5 raste me kancer në gji preken nga forma më agresive e kancerit dhe ¼ e pacientëve vdesin brenda 5 vitesh.

Onkogjeni PIM-1 (një gjen që në disa raste mund të transformojë një qelizë normale në kancerogjene) ndihmon tumoret të mbijetojnë duke i mësuar të injorojnë sinjalet e vdekjes nga medikamentet toksike të kimioterapisë. Duke bllokuar këtë molekulë nëpërmjet medikamenteve, mund të bëhen qelizat kancerogjene të cenueshme ndaj trajtimit, thonë ekspertët.

Autori kryesor i studimit, prof. Andrew Tutt, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, tregon: “Shumë lloje të kancerit të gjirit “trefish negativ” janë rezistent ndaj kimioterapisë dhe “drejtohen” nga gjene që janë të vështira për t’u shënjestruar me ilaçe.

Molekula PIM-1 arrin të kontrollojë këto “drejtues” dhe gjenet që u ofrojnë mbrojtje qelizave kancerogjene, gjene që nuk mund të shkatërrohen lehtësisht nga ilaçet.

Me zbulimin e ilaçeve që frenojnë funksionimin e molekulës PIM-1, mund të arrihet të zbulohet një mënyrë e re për të shënjestruar këto gjene kancerogjene.

Shkencëtarët shpresojnë që me zbulimin e tyre të mundësohet përdorimi i ilaçit në testet klinike të kancerit të gjirit brenda dy vitesh.

Studimi është publikuar tek revista “Nature Medicine”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës