Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Çdokush është kureshtar të dijë sekretin e jetëgjatësisë. Por asnjëri nuk e di ekzaktësisht se çfarë i ndihmon njerëzit të kapin të 100-at. Një gjë është e ditur, ushqyerja shëndetshëm është një mënyrë për të jetuar gjatë.
Megjithatë, disa ushqime mund të ulin shanset për të jetuar gjatë duke u ngatërruar me njësi tek qelizat, të ashtuquajtura telomere. Këto njësi gjenden tek fundi i kromozomeve dhe janë të rëndësishme për mbrojtjen e ADN-së nga dëmtimet. Por, duke qenë se qelizat përsëriten, telomeret shkurtohen me kalimin e kohës. Me shkurtimin e tyre, qelizat fillojnë të mos funksionojnë dhe vdesin. Shkurtimi i telomereve çon edhe në sëmundje të tilla si kancer, sëmundje kardiovaskulare e deri në vdekje.
Studimet kanë treguar se mënyra e jetesës gjithashtu mund të përshpejtojë (ose ngadalësojë) procesin e shkurtimit të telomereve, që mendohet si “ora e plakjes”.
Këto janë katër ushqimet që ndërhyjnë tek ky element, prandaj është mirë t’i konsumoni me limit që të keni një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Pijet e gazuara
Një studim i fundit i kryer tek mbi 5000 të rritur zbuloi se rreth 20 ml pije të gazuara në ditë lidhen me 4.6 vite plakje më herët. Sa për krahasim, të njëjtën gjë shkakton edhe duhani.
Ndërsa konsumimi i 8 ml pije të gazuara në ditë ka një ndikim më të vogël: lidhet me 1.9 vite plakje më herët.
Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i pijeve të gazuara çdo ditë lidhet me 67% më shumë rrezik për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.
Mishi i përpunuar
Të tjera ushqime që mund të shkurtojnë jetën janë hot dogs, mishi i përpunuar etj. Një studim i vitit 2008 vëzhgoi efektin që kishin lloje të ndryshme ushqimesh në gjatësinë njësive mbrojtëse të ADN-së, të quajtur telomere. Hulumtuesit shkencor zbuluan se njerëzit që konsumonin një ose më shumë racione të mishit të përpunuar në javë i kishin këto njësi më të shkurtra se ata që nuk konsumonin fare mish të përpunuar.
Mishi i kuq
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq, si bifteku, hamburgerët, është lidhur me sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Ai mund të zgjerojë efektin e tij edhe tek telomeret. Gjatë një studimi të kryer nga Clinical Nutrition, shkencëtarët i ushqyen minjtë me mish viçi ose pule për katër javë. Në fund të eksperimentit ata panë që dieta e pasur me mish të kuq kishte shkaktuar shkurtim të gjatësisë së njësive telomere tek qelizat e zorrës. Lajmi i mirë: dietat që përfshijnë karbohidrate të mira, që ju ndihmojnë të digjni yndyrat, dobësojnë efektin e mishit të kuq tek njësia telomere. Një tjetër arsye më shumë për të ngrënë ushqime të pasura me karbohidrate të mira, si banane apo thjerrëza.
Alkooli
Ashtu si mishi i kuq, edhe konsumimi i tepërt i alkoolit çon në sëmundje të ndryshme kronike. Një studim i vitit 2010, i prezantuar gjatë takimit vjetor të Shoqërisë Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, zbuloi se alkooli shkurton gjithashtu jetën.
Burimi: Health.com/ https://shendeti.com.al/


