Beqja mungon në komisionin e shëndetësisë, PD: Ka frikë të flasë

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

komision

Ka nisur pak minuta më parë Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë pa praninë e ministrit Beqaj. Ai ishte thirrur nga opozita për të raportuar për fashën e check up-it. Mungesën e Beqajt në komision përfaqësuesit e PD-së e kanë cilësuar si të paprecedentë.

“Ilir Beqja ka frikë të vijë të flasë, është shprehur kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.

“Ministri duhej të zbatonte Kushtetutën dhe të vinte këtu e të fliste. Orarin ministrit ia kemi lënë fleksibël. Ky është një rast i paprecedent. Ku po shkojnë paratë e taksapaguesve tanë? Reforma në drejtësi duhet të nisë nga koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Drejtësia do të vihet shumë shpejt në vend”, tha Vokshi.

Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të ministrit të Shëndetësisë sqaron se Beqaj ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Komisionin e Shëndetësisë, por në një datë tjetër, pasi ditën e sotme ka qenë i angazhuar në aktivitete të planifikuara javë më parë.

“Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar Komisionin për pamundësinë e pjesëmarrjes në datën dhe orën e caktuar, duke propozuar që mbledhja të organizohet javën e ardhshme, në një orët që do të caktohet nga Komisioni, ditën e Martë, më datë 1 Nëntor 2016, ditën e Mërkurë, më datë 2 Nëntor 2016, pas orës 13:00, ose ditën e Premte, më datë, 4 nëntor 2016, në një orë të vlerësuar të përshtatshme nga Komisioni. Ju lutem, gjeni bashkëlidhur këtij njoftimi një kopje të praktikës shkresore të këtij komunikimi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni