Spahiu-Vokshit: Qëndrimi anti-check-up është krim. Deda: Në Lezhë projekti ka dështuar

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.komision1

“Ministri është thirrur vetëm 1 ditë më parë”, janë shprehur deputetët e partisë socialiste.

Eduart Bejko, deputet i partisë socialiste e ka konsideruar thirrjen si arbitrare si dhe ka shpjeguar se ministri ka arsye objektive që nuk ka ardhur në kuvend. “

Ka arsye objektive ministri që nuk është prezent. Të ballafaqohemi në një moment tjetër”, u shpreh Eduard Bejko.

Deputetja Klodiana Spahiu gjithashtu ka replikuar duke u shprehur se asnjë ministër shëndetësie nuk vjen në komision brenda 24 orëve.

Por, Vokshi insistoi se Beqaj është thirrur në Komision ditën e hënë. Debati ka vazhduar me tone shumë të ashpra.

Spahiu ka akuzuar gjithashtu Vokshin se po bën një krim, kur këmbëngul për mosrealizimin e chec-up-it. “Ti po bën një krim. Je e vetmja që po kundërshton check-up-in. Do të mbash përgjegjësi për këtë”, është shprehur Spahiu.

Deputetja e Lezhës, Albina Deda bëri me dije disa të dhëna për qarkun e Lezhës. Ku sipas saj, vetëm 30% e njerëzve e kanë bërë check-up-in. Kjo tha Deda është tregues i qartë i dështimit të këtij projekti./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç