Shenjat e para që paralajmërojnë probleme të mëlçisë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

melci

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Është laboratori kryesor i përpunimit të lëndës së parë.

Mëlçia nuk vepron vetëm si filtrues i gjakut, por prodhon gjithashtu edhe hormone, ruan energjinë dhe prodhon përbërës që lejojnë zorrën të tresë ushqimin. Këto janë vetëm disa nga funksionet e rëndësishme të mëlçisë.

Ajo mund të rrezikohet nga sëmundje të trashëgueshme, nga infektimi me viruse apo nga intoksikimi me helme.

Mëlçia mund të dëmtohet si pasojë e mbi 100 llojeve të ndryshme të sëmundjeve të mëlçisë, të tilla si hepatiti, sëmundjet alkoolike të mëlçisë, ceroza, dhjamosja e mëlçisë etj.

Hepatiti C quhet ndryshe edhe si “epidemia e fshehur” sepse shumë njerëz që e kanë këtë sëmundje të mëlçisë nuk janë në dijeni të saj, derisa kalon në cirozë dhe kancer të mëlçisë. Prandaj është e rëndësishme të dihen shenjat e para të problemeve në mëlçi, për të parandaluar pasojat më të rënda.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin