Infeksionet seksualisht të transmetueshme, çfarë problemesh na sjellin?

Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë tepër të shpeshta edhe në vendin tonë, kjo kryesisht për shkak të mungesës së informimit që shfaqet në radhët e shqiptarëve për marrjen e masave mbrojtëse që në stadet e hershme.

Lumturi Mërkuri, specialiste e shëndetit publik pranë ISHP-së, bën me dije se infeksionet seksualisht të transmetueshme të pamjekuara mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave edhe të grave.

fle cift gjumeTek meshkujt,ato shkaktojnë infeksion të fshikëzës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Ndërsa tek gratë infeksione të fshikëzës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Prania e këtyre infeksioneve mund të bëhet shkak për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj.

Pamundësia për të lindur fëmijë shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit. Ndaj është e domosdoshme që të merrni kujdesin e duhur sa më herët, dhe të kryeni testime të shpeshta për të mësuar nëse ke një infeksion të kësaj natyre. Në këtë formë sigurohet edhe mbrojtja e duhur ndaj sëmundjes së shekullit HIV-AIDS.

Nëse kapen herët, shumë infeksione seksualisht të transmetueshme  mjekohen lehtë. Ngurrimi për të shkuar tek mjeku do të bëjë që sëmundja të avancojë dhe të shkaktojë probleme serioze në shëndet. Vajtja tek mjeku do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Mjeku mund t’u kërkojë të bëni një analizë të sekrecioneve gjenitale, një analizë urine, ndonjëherë dhe një analizë gjaku.

Asnjë prej këtyre testeve nuk është i dhimbshëm. Për disa analiza rezultati mund të merret menjëherë për disa të tjera duhen disa ditë ose më tepër. Marrja e masave mbrojtëse gjatë aktivitetit seksuale është edhe një ndër rrugët më të mira që parandalon përhapjen e këtyre infeksioneve./ Pranvera Kola

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor