Pudra për bebe i shkaktoi kancer, gruaja fiton betejën me kompaninë Johnson & Johnson

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gjykata ka shpërblyer me 70 milionë dollarë gruan e cila hodhi në gjyq pudrën Johnson pasi i kishte shkaktuar kancer.

Deborah Giannecchini nga Kalifornia u diagnostikua me kancer në vezore në vitin 2012. Ajo akuzoi kompaninë Johnson & Johnson pasi nuk i ka paralajmëruar përdoruesit për rreziqet që vijnë nga produktet e saj, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Amerikane e Kancerit në vitin 1999.Johnson & Johnson.

Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit e ka klasifikuar përdorimin e pudrës për fëmijë në pjesët intime si “shkaktar i mundshëm i kancerit”.

“Jemi shumë të lumtur që gjykata mori vendimin e duhur”, shprehet avokati i znj. Giannecchini, Jim Onder.

“Ata rikonfirmuan edhe njëherë që kompania Johnson & Johnson duhet të paralajmërojë publikun që produkti i saj mund t’u shkaktojë kancer të vezoreve”.

Disa studime kanë zbuluar se femrat që e përdorin rregullisht pudrën e bebeve në pjesët intime janë 40% më shumë të rrezikuara të preken nga kanceri i vezoreve. Ndërsa një tjetër studim ka treguar se lidhja mes kancerit dhe produktit është shumë e dobët.

Gjithsesi, vendimi i fundit nga gjykata mund t’i shkaktojë humbje të mëdha kompanisë Johnson & Johnson, e cila është më e famshmja sa i përket pudrave për bebe.

Burimi: The Sun / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim