Beqaj: Check up-i shpëtoi jetë, Vokshi: Nxori burrat shtatzënë

Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Komisionit të Shëndetësisë, ku është paraqitur për seancë dëgjimore ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Duke folur për ecurinë e check-up-it në mbarë vendin, ministri Beqaj është ndalur tek kontrata me koncesionarin dhe përfitimet e regjistruara sipas tij.

komision1

Ministri Ilir Beqaj theksoi se për një vit e gjysmë nga kontrollet falas në institucionet shëndetësore është bërë e mundur diagnostikimi i një sërë sëmundjesh dhe u shpëtuan rreth 10 mijë jetë. Por deputetja demokrate Albana Vokshi tha se check-up-i rezultoi një dështim.

Pjesë nga debatet

Beqaj: Kontrolli shëndetësor, objektiv i qeverisë dhe programit elektoral.

Vokshi: U keni bërë presion mjekëve për performancë të ulët që të shtojnë check-up. Ju sapo pranuat korrupsionin galopant, duhet të jepni dorëheqjen.

Beqaj: Radha për të bërë një koronarografi ishte 2 muaj, sot është 3 javë. sot përballim detyrimin që kemi ndaj jetës së qytetarit duke shërbyer 24 orë në 7 ditë në urgjencën kardiake.

Vokshi: I keni përcjellë tek privati dhe janë zhytur në borxhe, kanë marrë kredi. Dhe as i keni rimbursuar asgjë.

Beqaj: Kemi parashikuar fonde për 550 mijë kontrolle. Deri tani kemi një shkallë pjesëmarrje deri 37%. Me gjithë sulmin e pakuptimtë dhe të paprinciptë që opozita ka bërë shqiptarët e kanë pranuar masivisht këtë program. Zgjerimi i grupmoshës i jep të drejtën 1 milionë e 260 mijë qytetarëve shqiptare për të gëzuar këtë shërbim.

Vokshi: Sa qytetarë kanë bërë check-up në 2015-ën? Ma shpjegoni aritmetikën tuaj, sa kanë bërë, sa më shumë i keni dhënë koncesionarit?

Beqaj: Pyetjeve provokuese, shpjego korrupsionin, nuk u përgjigjem. Për një vit e gjysmë janë 10 mijë jetë njerëzish të shpëtuara.

Klodjana Spahiu-Vokshit: Ka mundësi të më japësh fjalën se i ke kaluar të gjitha caqet. Shko në Prokurori, dërgoje atje informacionin.

Vokshi: Rri e qetë kam shkuar dhe në Prokurori. Duke bërë zhurmë nuk e mbulon dot këtë abuzim marramendës. Keni nxjerrë dhe burrat shtatzënë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak