Uthull, kundër kancerit, diabetit dhe pro zemrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Uthulla është vlerësuar gjithmonë për vetitë e saj shëruese. Hulumtuesit shkencorë thonë se ajo mund të jetë një alternativë për të krijuar ilaçe kundër diabetit dhe antibiotikë të tjerë. Në vitet 400 para Krishtit, Hipokrati e përdorte atë për të ulur temperaturën.uthull

Tashmë shkencëtarët po e vëzhgojnë më nga afër kurën historike.

Muajin e kaluar, një artikull i publikuar tek revista “Comprehensive Reviews in Food Science and Food Safety” zbuloi se uthulla përmban një përzierje substancash kimike që luftojnë infeksionin bakterial, ulin nivelet e yndyrave të dëmshme dhe sheqerit në gjak, madje luftojnë edhe kancerin.

Uthulla përmban acide natyrale të quajtura polifenolë dhe kimikate në ngjyrë kafe, të quajtura melanoidinë, që mund të vrasin bakterin e keq. Këto dy kimikate janë antioksidues, prandaj ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe kancerin.

Acidi acetik tek uthulla është gjithashtu shumë i rëndësishëm për trupin, pasi e ndihmon të rregullojë nivelet e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se uthulla aziatike, e prodhuar nga orizi dhe drithëra të tjera, mund të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene.

Uthulla mund të ofrojë edhe një kurë efikase për sëmundjen inflamatore kronike të zorrës, kolitin ulceroz, që shkakton dhimbje në stomak, diarre, temperaturë dhe lodhje.

Acidi acetik tek uthulla mund të ulë edhe rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

Një studim i papublikuar ka bërë një eksperiment me uthullën e mollës. Hulumtuesit shkencorë ndanë 30 vullnetarë në 3 grupe: njëri grup konsumoi 2 lugë gjelle uthull molle të holluar në 200 ml ujë dy herë n ditë, para vakteve.

Grupi i dytë bëri të njëjtën gjë me uthull malt (e prodhuar me elb). Ndërsa grupi tjetër konsumoi një pije të zakonshme.

Dr. James Brown, hulumtues shkencor tek Universiteti Aston në Birmingan, i cili e ka ndjekur të gjithë eksperimentin, tregon se grupi që konsumoi uthull molle pësoi rënie me 13% në nivelet e kolesterolit. Pati gjithashtu një rënie të konsiderueshme të niveleve të triglicerideve, yndyra në gjak që krijohen pas konsumimit të mishit, prodhimeve të qumështit ose ushqimeve të gatuara me vaj.

Një studim i mëparshëm, i publikuar tek revista Diabetes Care në vitin 2004, tregon se konsumimi i 2 lugëve gjellë me uthull molle të holluar në ujë para çdo vakti ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat me diabet 2 me 20-40%.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë