Nuk ka ilaçe dhe aparatura. Kirurgët në spitalin e Durrësit: “Bëjmë shumë pak operacione”

Denisa Canameti/ Shendeti.com.al

“Laparoskopia nuk punon që prej janarit të këtij viti në Durrës. Mund të kemi 2-3 pacientë për laparoskopi në ditë. Vitin që kaloi kemi operuar 70% të pacientëve me gur në tëmth me laparoskopi. Pjesën tjetër me hapje klasike. Pas Tiranës, jemi të dytët që bëjmë kaq shumë laparoskopi. Kemi bërë edhe raste të vështira”.spitali-i-durresit

Kështu shprehet një nga mjekët e qytetit bregdetar, teksa nuk pranon të prononcohet me emër, pasi nuk dëshiron të ketë probleme. Spitali i Durrësit, si një nga spitalet rajonale më të mëdha, ka një kapacitet prej 340 shtretërish.

Aktualisht raportohet për mungesa në medikamente, mungesë reagentësh për kryerjen e analizave, si dhe prishje të disa aparaturave. Burime brenda këtij spitali bëjnë më dije për “Shëndet+” se për momentin laparoskopia përbën një problem shumë të madh.

Sipas mjekëve, mungesa e tij nënkupton hapa pas në trajtimin e gurëve në tëmth. Ministria e Shëndetësisë ka bërë disa investime në spitalin e Durrësit në aparatura, si dhe në ngritjen e disa kabineteve të reja. Përfshirë këtu kabinetin e pediatrisë dhe diabetit. Krahas kësaj, ky spital është lakuar edhe për abuzimet e bëra nga drejtuesit e institucioneve të raportuara në auditet e KLSH-së./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu