Ja ç’duhet të dini para se të shkoni për të votuar! (Pikën më të rëndësishme shumë prej nesh e anashkalojnë)

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

votimNuk ka rëndësi nëse votoni për herë të parë apo jeni tashmë votues me “eksperiencë”, këtu janë disa gjëra që duhet të mbani mend, si dhe disa hapa që mund t’ju vijnë në ndihmë duke ju lehtësuar punën më shumë nga sa mund ta imagjinoni.

  • Sigurohuni të jeni të regjistruar dhe të dini me saktësi se cila është pika ku duhet të shkoni për të votuar:

Nëse nuk mund të gjeni veten të listuar në një bazë të dhënash në internet, por jeni të sigurt që jeni të regjistruar në adresën tuaj të tanishme, provoni të shkoni të kontrolloni personalisht.

  • Sigurohuni që të keni të gjithë ID-në e saktë dhe të nevojshme për të votuar në shtetin tuaj:

Çdo shtet ka ligje të ndryshme, dhe kërkesat mund të jenë të komplikuara. Disa shtete nuk kërkojnë ndonjë identifikim me foto, por të tjerët kanë kërkesa më të rrepta. Nëse jeni të pasigurt se cilat janë kërkesat e shtetit tuaj, mund të kontrolloni në “Konferencën Kombëtare të Legjislaturave të Shtetit”.

  • Ju mund të jenë në gjendje të votoni edhe në qoftë se nuk jeni në listat për votim të shpallura nga shteti juaj:

Kjo do të thotë se zyrtarët mund të aprovojnë votën tuaj, pasi  kanë verifikuar nëse jeni të regjistruar si duhet në vendin e saktë. Më e keqja që mund të ndodhë është se fletëvotimi juaj nuk do të llogaritet, pra do të konsiderohet i pavlefshëm.

  • Denonconi padrejtësitë që vini re:

Nëse shikoni se dikush sillet cuditshëm apo ngacmon njerëzit të cilët janë duke votuar, ju mund ta raportoni këtë ngjarje në Departamentin e të Drejtës për të Drejtat e Votimit.

  • Jini përgatitur!

Mund të hasni probleme gjatë procesit të votimit, gjë që mund t’ju shkaktojë vonesa. Jepini vetes mjaft kohë për të hedhur votën tuaj, dhe më pas shkoni në punë ose në shkollë.

Burimi: glamour

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës