Bashkim Fino i sëmurë, Beqaj propozon mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve

bashkim-fino

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një pjesë e shpenzimeve për kurim do të mbulohen nga qeveria.

Vendimi është marrë nga Kryeministri Edi Rama me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në vendimin e qeverisë thuhet se është akorduar fondi prej 560 000 lekë që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Bashkim Fino, në masën 560 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë. 2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. 4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në vendimin e qeverisë.

 

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç