Shefi i higjienës: “Konviktorët rrezikojnë të preken nga kanceri në mushkëri dhe steriliteti”

konvikt

Konvikti i djemve në qytetin e Vlorës ngrihet mbi eternit, një material ky shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, që në shumë vende të botës ka dalë nga qarkullimi, për shkak të problemeve që sjell në shëndetin e çdo individi.

Drejtoresha e konviktit, Artenida Lucaj pohon, se është në dijeni të këtij shqetësimi dhe u është drejtuar me shkresa ministrive përkatëse, por nuk ka marrë një përgjigje.

“Kemi marrë të gjitha masat, kemi bërë lajmërimin në të gjithë ministritë për ndryshimin ose rikonstruksionin e të gjithë çatisë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prej nëntorit të vitit 2013 deri në vazhdim të gjitha shkresat i janë nisur ministrive përkatëse. Gjithashtu është e parashikuar edhe në projekt program, ndryshimi i çatisë”.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Shëndetit Publik, shefi i higjienës, Hasan Cufaj shprehet, se eterniti dhe azbesti janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut. Por edhe Cufaj thotë, se zgjidhja në këtë rast është në dorë të ministrive përkatëse.

“Eterniti përbëhet nga komponime të ndryshme të azbestit dhe lidhjet e tyre konsistojnë në izolimin e mbulesës së ndërtesës që po flasim. Dëmet e këtij eterniti në raste thyerje ose copëtimi janë shumë të mëdha, për arsye se emeton azbestin dhe lënda e saj është e rrezikshme për organizmin e njeriut. Azbesti shkakton kancer të mushkërive, shkakton gjithashtu edhe sëmundje në organet gjenitale, pra sterilitet. Këtu nuk është detyra jonë që kjo të hiqet, kështu që ne e bëjmë me dije, i sensibilizojmë, në mënyrë që të hiqen. Por sa më shpejt të hiqen, sa më shpejt të jenë të izoluara nga popullata, aq më mirë është për shëndetin e tyre.”

Burimi: Tv Klan / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele