Toti: Trajtimi i diabetit? Mjekët e familjes, burokratë dhe të papërgatitur

Bisedoi për gazetën “Shëndet+”, Denisa Canameti

“Kur bëhet fjalë për diabetin, mjekët e familjes janë kthyer në burokratë”. Kështu shprehet për gazetën “Shëndet+” mjeku Florian Toti, endokrinolog pranë shërbimit të endokrinologjisë në QSUT.

Florian Toti (2)

Mjeku Florian Toti duke folur për gazetën “Shëndet+”

“Vërtet nuk iu del koha që ta shikojnë të sëmurin, të kujdesen për të sëmurin dhe të merren me problematikat e të sëmurit. Nuk di sa prej tyre bëjnë vërtet matjen e tensionit arterial në çdo vizitë, sa prej tyre bëjnë të paktën një herë në muaj peshimin e të sëmurit dhe të mos flasim për konsultimin e glicemive etj.

Sipas mjekut Toti, veç kohës fizike të paktë që kanë në dispozicion për t’u marrë me pacientin, mjekët e familjes për vetë sistemin arsimor që ne kemi, që kur janë studentë mësohen që të mos jenë të pavarur. “Ata mbeten peng dhe të varur nga mjeku specialist, – shprehet Toti, teksa vazhdon: – Nuk janë as të përgatitur, as nuk përgatiten që të jenë në gjendje të marrin vërtet frenat e ndjekjes së të sëmurit”.

Ai thotë se 70% e të sëmurëve me diabet në Evropën Perëndimore ndiqen nga mjeku i familjes. Në Shqipëri teorikisht ndiqen nga mjeku i familjes, por në fakt mjeku i familjes nuk merr përsipër asnjë modifikim doze. “Nuk di ndonjë mjek familjeje që me nismën e tij t’i ketë filluar një të sëmuri insulinën. Për çdo gjë ia përcjellin mjekut specialist. Kjo tregon mungesë sigurie, por dhe mungesë aftësish”.

 

I pyetur nëse është çështje kompetencash, Toti përgjigjet: “Protokollet i ka, të drejtën e ka. E bën apo nuk e bën, është tjetër gjë!”

Toti thotë se këta mjekë nuk janë të përgatitur të përballen me situata të tilla. “Nuk janë të përgatitur, sepse ne kemi një sistem arsimor dhe shëndetësor të këtillë që nuk i përgatisim praktikisht këta mjekë që të përballen me të sëmurin”, thekson ai.

(Intervistën e plotë të mjekut Florian Toti për diabetin dhe problemet e trajtimit të diabetit në Shqipëri, mund ta lexoni në numrin e ardhshëm të gazetës “Shëndet+”, që do të dalë në treg në 21 nëntor 2016)

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç