Trajtoni dhimbjet e kokës dhe migrenën me aloe vera

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Aloe Vera ka një mori përdorimesh, duke filluar nga ana estetike deri tek shërimi i sëmundjeve. Ajo përmban sterole bimore, substanca që gjenden në shumë bimë, perime, drithëra, fruta të thata dhe të freskëta, që ndihmojnë si për uljen e niveleve të kolesterolit ashtu edhe për luftimin e inflamacionit.aloe-vera

Prandaj aloe vera përdoret për problemet me lëkurën.

Dr. Fayyaz Ahmed, konsulent neurolog tek Spitali Hull Royal, rekomandon përdorimin e aloe verës edhe si trajtim për dhimbjet e kokës dhe migrenën.

“Është një relaksues i muskujve”, thotë ai, “dhe dhimbjet e kokës e migrena shkaktohen shpesh nga gulçimi i muskujve përreth kokës dhe qafës”.

“Vetëm aroma qetësuese e aloe verës mjafton për relaksimin e këtyre muskujve”.

Dr. Fayyaz sugjeron që ta hiqni lëkurën e gjethes së aloe verës dhe ta përdorni xhelin në duar dhe fytyrë.

“Mund të hidhni edhe deodorant aloe vera ose të përdorni sapun aloe vera në duar dhe fytyrë”, shton ai. “E kam përdorur edhe vetë kur kam pasur dhimbje koke dhe ua rekomandoj gjithmonë pacientëve të mi”, tregon dr. Fayyaz.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë