Ju del gjumi në mes të natës? Ja nga çfarë rrezikoheni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, ndikimi mund të jetë shumë më serioz se thjesht mjegullimi i syve ditën e nesërme. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet në zemër.gjume

Studimi, i cili është bazuar tek të dhënat e më shumë se 14 milionë pacientëve, ka dalë në përfundimin se njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës.

Gjendja, e njohur si dridhje atriale (aritmi), është një nga shkaktarët kryesor të goditjeve në tru dhe problemeve në zemër.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i San Franciskos në Kaliforni dhe Universiteti i Miçiganit ka zbuluar gjtiashtu se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, që do të thotë se e kanë të vështirë të flenë gjatë natës ose nuk flenë mjaftueshëm, kanë 29% më shumë rrezik që të preken nga aritmia (çrregullimi i ritmit të rrahjeve të zemrës).

Të dhënat sugjerojnë se gjumi ndikon edhe në metabolizëm dhe balancimin e hormoneve në trup – duke ndikuar kështu tek nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin.

Pjesa e trurit që rregullon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut – sistemi autonomik – mund të preket gjithashtu nga gjumi i çrregullt.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve