Flisni me bebet edhe pse nuk ju kuptojnë! Do të bëhen më inteligjentë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj 

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se sa më shumë t’u flitet bebeve, aq më shumë përmirësohet aftësia e tyre për të mësuar më shpejtë të flasin. Ajo që është vënë re në këtë studim është ngjashmëria e valëve të trurit të bebeve me ato të trurit të nënave në momentin kur nëna është duke i folur.bebe1

Gjatë vëzhgimit të bërë dhe monitorimit të valëve të trurit, si të bebeve ashtu edhe të nënave, në momentin që nëna i këndonte një këngë foshnjës së saj, u vu re se valët e trurit fillonin të përputheshin me njëra tjetrën. Dr. Victoria Leong, shkencëtare në Universitetin e Kembrixhit, tregon se kur foshnjave u flitet me një zë të qetë ose kur u këndoni, ata e kanë më të lehtë të fillojnë të mësojnë të flasin.

Edhe ajo konfirmon përfundimin e studimit të kryer, ku sipas saj valët e trurit të të dyve shkonin drejt një sinkroni.

Ajo u shpreh për BBC: “Edhe pse mund të na duket e çuditshme, bebet e pëlqejnë më shumë kur dëgjojnë nënat t’u flasin atyre sesa kur flasin me persona të tjerë. Dhe sa me shumë nënat të komunikojnë me ta, aq më shumë do të mësojnë të flasin”.

Ajo gjithashtu tregon se truri i bebeve zakonisht reagon ndaj të folurës së nënës, dhe kjo është arsyeja kryesore se përse e folura e nënës shihet edhe si një mënyrë shumë e mirë për të nxitur të folurën te fëmija.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë