A ndihmon humbja e peshës kundër artritit?

Përgjigjet për Shendeti.com.al, mjekja reumatologe Julia Kollçaku, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Siç e dimë, të qenët mbipeshë kontribuon në artrit, e dimë gjithashtu se humbja peshë mund të ndihmojë në parandalimin dhe lehtësimin e trajtimit.artrit_dhjam ne bark

Nëse nuk jeni mbipeshë, është edhe më mirë për artritin dhe për shëndetin tuaj. Nëse jeni mbipeshë, humbja e disa kileve është e rëndësishme për trajtimin e artritit. Nuk keni nevojë të bëni dieta ekstreme apo të humbni peshë menjëherë. Kjo mund të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj më shumë sesa t’ju ndihmojë dhe jo rrallë ndodh që kur përpiqesh të humbësh peshë shpejt, jo vetëm shton më pas, por merr edhe ca kile më shumë. Ndaj është e këshillueshme që peshën ta humbisni shumë avash.

Humbja e avashtë e peshës tregojnë se regjimi juaj ushqimor dhe stili i jetesës po përmirësohen dhe mund të mbahen për një kohë të gjatë. Mënyra më e mirë për një program humbjeje peshe është kombinimi i dy gjërave: një gamë e gjerë ushqimesh të shëndetshme me porcione të arsyeshme, si dhe ushtrime të përditshme të moderuara. Çdo dietë që promovon humbje të shpejtë peshe, sidomos nëse programi nuk përfshin edhe ushtrime, duhet të jetë për ju një shenjë që nuk do të jetë efektive për kohë të gjatë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar