Kujdes nga virozat e dimrit: Ja si të shpëtoni pa u sëmurur nga e ftohura dhe gripi

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas studimeve më shumë se 200 viruse mund të shkaktojnë të ftohur dhe grip në sezonin e vjeshtë – dimrit. Në rastet më të këqija këto viruse mund të shkaktojnë ftohje në një shkallë të rëndë, pneumoni, infeksione të ndryshme në trup, astmë etj.

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për veten në mënyra natyrale dhe të “shpetoni” pa u sëmurur dhe pa përdorur antibiotikë, të cilët në të gjitha rastet shkaktojnë efekte anësore.

Ja cilat janë ushqimet më të mira që ju mbrojnë nga virozat e vjeshtë-dimrit:

grip-e-ftohurSupë pule: kombinimi i lëngut të pulës me perime të shëndetshme është i mahnitshëm për të luftuar të ftohurën dhe gripin.

Frutat agrume: vitamina C gjendet me shumicë në agrumet si portokall, mandarinë, qitro, limon etj. Sipas studimeve frutat agrume zvogëlojnë simptomat e të ftohurës deri në 23%.

Hudhër, qepë: janë antibiotikë të shkëlqyer dhe kanë veti të forta anti-septike, anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

Xhenxhefil: çaji i tij lehtëson simptomat e ftohjes, lehtëson kollitjen dhe acarimet e fytit.

Mjaltë: është një mrekulli për trajtimin e problemeve të fytit. Vetitë e tij antioksidante dhe antimikrobale ju ndihmojnë të luftoni infeksionet nga viruset, bakteret dhe kërpudhat.

Kos: kosi përmban një element të quajtur Lactobacillus reuteri, i cili lufton me viruset e formuara në trup në periudhën kur jeni të ftohur apo me grip.

Vera e kuqe: resveratoli dhe polipenolis janë elementet më të rëndësishme në verë. Vetitë antiinflamatore dha antibakteriale të këtyre elementëve ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e simptomave të gripit dhe të ftohurës.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim