Ekspertët japin alarmin: Këto produkte në supermarkete përmbajnë një bakter të rrezikshëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ekspertët bëjnë thirrje që të mos i blini këto produkte nëpër supermarkete, ose t’i lani ata siç duhet, pasi përmbajnë bakterin vdekjeprurëse salmonella.sallate

Sallatat e paketuara në qese lëshojnë lëngje që mund të çojnë në rritjen e bakterit helmues salmonella.

Ky bakter ngjitet aq më mirë tek sallata, sa edhe po ta shpëlash atë shumë mirë, nuk hiqet.

Ekspertët janë aq shumë të shqetësuar sa kanë filluar të paralajmërojnë njerëzit të shmangin blerjen e këtyre produkteve nëse kanë mundësi, ose t’i lajnë mirë dhe mos t’i lënë të thahen.

Sipas autorit kryesor të studimit, dr. Primrose Freestone, nga departamenti i infeksionit, imunitetit dhe inflamacionit tek Universiteti Leicester, edhe sikur të ketë pak gjethe të prishura tek sallatat e paketuara në qese, ato çojnë në formimin e bakterit të rrezikshëm salmonella. Ky bakter mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të përziera, të vjella, diarre, që zakonisht zgjasin për një javë.

Bakteri është sidomos i rrezikshëm për të moshuarit dhe fëmijët, suke qenë se sistemi i tyre imunitar është shumë i dobët dhe i ndjeshëm.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?