“Unë jam kundër importit të plehrave”, shoqëria civile në protestë

proteste2

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile po protestojnë para ambienteve të Parlamentit kundër ligjit të importit të plehrave. Protesta ka nisur që mbrëmë vonë, ku një grup aktivistësh të shoqërisë civile e kanë gdhirë mëngjesin para parlamentit.

Me pankarta nëpër duar “Jo plehra në Shqipëri”, “S.O.S importit të plehrave”, “Unë vendos, unë them jo” protestuesit vijojnë të protestojnë përballë parlamentit.

proteste3

 

Protesta e ditës së sotme ishte përcaktuar para nisjes së  seancës plenare të parlamentit, ku pritej të shqyrtohej dekreti i kthyer mbrapsht nga presidenti Nishani në lidhje me ligjin për importin e plehrave.

Sipas aktivistëve, sot ishte parashikuar në rendin e ditës futja në votim e dekretit të Presidentit Nishani që kërkon rishikimin e ligjit, ndërsa është hequr me qëllim në orët e fundit për të dështuar protestën.

“Nuk do të ndalemi derisa të rrëzohet ligji i mbetjeve. Dekreti ishte parashikuar për të enjten në votim, por duke parë protestën, Shalsi e hoqi nga rendi i ditës.

Por ne nuk do të ndalemi, pasi do të vazhdojmë që të protestojmë, pasi mund ta fusin sërish në rend dite gjatë seancës”, thanë ata.

 

proteste1

proteste2

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç