Arrestohet në Vlorë dentisti turk pa diplomë

dentist

Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi turk, me profesion dentist, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë së Vlorës i arrestuar është Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Vlorë.

 “Autoritetet e Drejtësisë Turke kanë lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, ku më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument Diplomimi, brenda shtetit Turk”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Vlora News

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç