Pacienti me çrregullime mendore bie nga kati i katërt i QSUT-së

qsut1

 

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku një 53-vjeçar, pacient në QSUT ka rënë nga kati i katërt i një pavioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.35 të mëngjesit të së mërkurës, tek godina e 6-katëshit.

Burimet zyrtare pranë QSUT-së bëjnë të ditur për gazetën “Shëndet+” se pacienti, me inicialet P.SH, është nga Durrësi dhe vuan nga çrregullime mendore. Ai ka qenë i shtruar në Spitalin e Psikiatrisë së Durrësit dhe dje është sjellë në QSUT.

53-vjeçari tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Qendra Kombëtare e Traumës./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri