Zbulohen të tjera detaje mbi incidentin e ndodhur sot në QSUT

qsut

Me anë të njoftimi për shtyp, QSUT ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një pacient ka rënë nga kati i katërt i një prej godinave të spitalit.

Lexoni njoftimin e plotë:

Sot, më datë 30.11.2016, pacienti me iniciale P. Sh. 53 vjeç, shtrimit nga personeli mjekësor, rreth orës 08:30, është hedhur në mënyrë të papritur nga kati i katërt i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme. 

Pacienti ka mbërritur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, më datë 29.11.2016 ora 20:05, si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës, me një histori sëmundje prej katër ditësh si referencë e kësaj gjendje. Në anamnezën e jetës shënuar në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë qëndrimit në urgjencë, në momentin e parë ka refuzuar kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe aplikimin e terapisë përkatëse, siç raportohet edhe në kartelën e pacientit nga mjeku i urgjencës, dhe më tej, me konsultën e realizuar nga mjeku gastrohepatolog, pacienti bindet për të marrë terapinë në urgjencë dhe shtrohet për ndjekje në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 30.11.2016, pacienti ka manifestuar shenja axhitimi dhe në këto kushte nga mjeku në shërbim, është kërkuar me urgjencë konsulta e psikiatrit. Konsulta e psikiatrit është kryer rreth orës 07:00, i cili pasi ka vlerësuar gjendjen e pacientit, ka rekomanduar trajtimin me anksiolitikë.

Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencës Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu